.RU

Leximi dhe puna në tekst në klasën e I dhe II - Правилник о изменама и допунама правилника о наставном плану и програму...


Leximi dhe puna në tekst në klasën e I dhe II

Duke u nisur nga funksioni komunikativ i gjuhës, leximi dhe përpunimi i tekstit ne klasën e I dhe II janë orientuar në përvetësimin e shkathtësive themelore të leximit, si parakusht për fitimin e pavarur të diturisë dhe për aftësimin e nxënësve që t'i paraqesin mendimet në rrëfimin e lirë, përshkrimin, ritregimin, analizimin dhe përfundimin e sigurtë.

Në këtë moshë nxënësit përvetësojnë shkathtësitë themelore të leximit duke u përpjekur që në leximin me zë t'i ofrohen tempos së të folurit dhe që të mësohen t'i respektojnë shenjat e pikësimit, ndërsa - gradualisht - edhe theksin logjik dhe pauzën, përkatësiht që gradualisht të vejnë marrëdhënien (raportin) emocional me atë që lexojnë. Shpejtësia e leximit nuk guxon të jetë në dëm të të kuptuarit.

Leximi me zë i kontribon kontrollit dhe ushtrimit të të folurit, e njëherit edhe kuptuarit e tekstit të lexuar. Në përvetësimin e leximit me zë është e preferueshme që nëpërmjet kontrollit individual të zbulohen vështirësitë eventuale të disa nxënësve në lexim, për t'ju dhënë ndihmë të nevojshme në evitimin e gabimeve dhe për t'i aftësuar që shpejtësinë e leximit t'ua përshtatin përmbajtjes së tekstit dhe qëllimit të leximit (leximi fleksibil), me përshtatjen e zërit sipas dëgjuesve.

Leximi në heshtje në esencë është lexim i vërtetë dhe këtë duhet pretenduar në mënyrë graduale. Në leximin në heshtje kalojnë ata nxënës të cilët lexojnë me zë drejtë dhe rrjedhshëm. Në këto dy klasë paralelisht kultivohen të dy llojet e leximit, edhe pse edhe më tej dominon leximi me zë. Leximi në heshtje i kontribuon zhvillimit të formave të ndërlikuara të veprimtarisë mendore.

Çdo lexim nënkupton të kuptuarit e tekstit të lexuar, në pajtim me kërkesat programore. Leximi i tekstit sipas rregullës, ndiqet nga përpunimi i tij i cili përfshinë edhe zhvillimin e ushtrimeve të të folurit dhe me shkrim me tema nga tekstet, pasurimi i fjalorit dhe përvetësimi i nocioneve themelore mbi gjuhën.

Nxënësit duhet të orientohen që gjatë leximit të shijojnë bukurinë e shprehjes figurative në prozë dhe në poezi, që këte përjetim të përpiqen ta shprehia me fjalë dhe lëvizje që në formë të lojës t'i dramatizojnë tregimet e shkurtëra, përrallat dhe përjetimet, si dhe t'i ilustrojnë.

Gjatë leximit dhe përpunimit të tekstit nxënësit duhet të aftësohen: që të bëjnë ritregimin në mënyrë të plotë dhe të përmbledhur (të fjalisë, tëe pjesës së tekstit dhe të tekstit si tërësi), që të përgjigjen në pyetjet e parashtruara dhe të pyesin; ta pasurojnë stilin e vet të të folurit dhe përdorimin e fjalëve të njëjta në kuptime të ndryshme, si dhe me vendosjen e dëshmive të sakta të përdorimit të fjalëve të cilat kanë kuptim lëndor dhe të atyreve të cilat tregojnë raporte të caktuara; të formojnë fjali të qarta me renditje të natyrshme dhe logjike të fjalëve me të cilat i shprehin mendimet dhe ndjehjat e veta.

Duke ë përvetësuar shkathtësinë e leximit dhe përpunimit të tekstit nxënësit mësohen për t'u shprehur: drejtë dhe qartë (që lehtë t'i kuptojnë personat tjerë); pastër (pa fjalë të tepërta dhe të papërshtatshme, huazime dhe lokalizma si dhe përdorimi jo i drejtë i fjalëve); shprehimisht (gjallërisht, bindshëm dhe në mënyrë të përmbledhur). Nxënësit në këtë mënyrë do të përvetësojnë gradualisht pasurinë e mjeteve gjuhësore.

Nxënësit duhet të nxiten për të lexuar edhe me përfshirjen e tyre në bibliotekën (e shkollës, të vendbanimit) me formimin e bibliotekës së paraleles, duke organizuar ekspozita tematike të librit me riprodhimin e teksteve të lexuara artistike (nga pllakat, nga shiriti, nga kasetat, duke organizuar takime dhe biseda me shkrimtarët, duke udhëhequr ditarin e librave të lexuara (titulli, shkrimtari, mbresat, fjalitë dhe kaptinat që u kanë pëlqyer më së shumti nxënësve, personazhet kryesore etj.).

^ Leximi dhe puna në tekst prej klasës III deri VIII

Leximi

Puna në tekst bazohet në leximin, përjetimin dhe kuptimin e tij. Me këtë rast kualiteti i të kuptuarit të porosisë drejtpërsëdrejti është i kushtëzuar me kualitetin e leximit. Për këtë në mësim format e ndryshme të leximit orientues janë parakusht themelor për fitimin e njohurive dhe për futjen e suksesshme të nxënësve në botën e veprës letrare.

Leximi shprehës - kultivohet në mënyrë sistematike, me shtimin e përhershëm të kërkesave dhe të përpjekjeve që në mënyrë sa më të plotë të shfrytëzohen aftësitë e nxënësve për arritjen e kualitetit të lartë në shkathtësinë e leximit. Ushtrimet në leximin shprehës zhvillohen me plan dhe me përgatitje solide të arsimtarit dhe të nxenësit. Në kuadër të përgatitjes së vet arsimtari me kohë e zgjedh tekstin e përshtatshëm dhe në mënyrë studioze e bënë studimin e veçorive të tekstit të cilat ndikqonë në natyrën e leximit shprehës. Në përputhje me përmbajtjen ideore-emotive të tekstit arsimtari merr qëndrim përkatës dhe e përcakton kushtëzimin e momentit të fuqisë dhe ngjyrës së zërit, të ritmit, tempos, intonacionit, pauzës, theksit të fjalisë dhe transformimit të tingujve. Pastaj vet ushtron leximin shembullor e kohë pas kohe zgjedh pllakat ose përgatit inçizimet në magnetofon me lexim të përshtatshëm interpretues.

Pasi që leximi shprehës parimisht ushtrohet në tekstet e mëparshme të përpunuara dhe mirë të kuptuara, andaj për interpretimin e suksesshëm dhe konkret të copës së leximit kjo është metodë e domosdoshme në përgatitjen e nxënësve për lexim shprehës. Në kuadër të përgatitjes së drejtpërdrejtë në klasën e VI, VII dhe VIII kohë pas kohe dhe në mënyrë të veçantë analizohen faktorët psikologjik dhe gjuhësoro-stilistik të cilët kërkojnë ralizimin përkatës gjuhësor. Në rastet e veçanta arsimtari (së bashku me nxënësit) posaçërisht e përgatit tekstin për lexim shprehës në atë mënyrë që në të shënon llojet e pauzës, thekseve të fjalisë, shpejtësine e ritmit dhe modulacionet e tingujve.

Leximi shprehës ushtrohet në tekstet me përmbajtje dhe forma të ndryshme; shfrytëzohen tekstet lirike, epike dhe dramatike në prozë dhe në poezi, në formë narrative, deskriptive, dialoge dhe monologe. Kujdes i veçantë i kushtohet dinamikës emocionale të tekstit, dramaticitetit të tij dhe të folmes nga perspektiva e shkrimtarit dhe e disa personazheve.

Në klasë duhet të sigurohen kushtet e natyrshme për lexim dhe rrëfim shprehës, që do të thotë se nxënësve në rolin e lexuesit dhe të folësit duhet t'u sigurohet vendi para kolektivit të klasës, e njëkohësisht në klasë të krijohet publiku i mirë dëgjues, i interesuar dhe i aftë që në mënyrë kritike dhe objektive të vlerësojë kualitetin e leximit dhe të rrëfimit. Nëpërmjet magnetofonit nxënësve kohëpaskohe duhet t'u mundësohet që t'i dëgjojnë leximet dhe rrëfimet e veta dhe që në mënyrë kritike t'i shqyrtojnë aftësitë e veta. Në orët e përpunimit të veprave letrare do të aplikohet përvoja e nxënësve në leximin dhe rrëfimin shprehës, me përpjekjen e përhershme që të gjitha format e aktivitetit të të folurit të jenë korrekte dhe të bindshme.

Leximi në heshtje është forma më produktive e fitimit të diturive, për këtë në mësim i kushtohet kujdes i veçantë. Ky lexim gjithnjë është i orientuar dhe ka kakarakter kërkimor; nëpërmjet të tij më së miri zhvillohet aftësia për vetëarsimim.

Ushtrimet e leximit në heshtje drejtpërsëdrejti përputhen me forma të tjera të punës dhe gjithmonë janë në funksion të fitimit të njohurive të gjithëmbarshme dhe të kuptimit të veprës letrare. Kualiteti i leximit në heshtje nxitet me orientimin e mëparshëm të nxënësve në tëkst dhe duke u dhënë detyra përkatëse e pastaj edhe me verifikimin e obligueshëm të rezultateve të leximit. Kur është fjala e tekstit artistik, gjatë leximit duhet orientuar në atë mënyrë që ai ta aktivizojë imagjinatën e ndjeshmërisë, që të nxit qartësinë dhe ta shkaktojë aktualizimin e figurave stilistike.

Leximi produktiv dhe analitik më së miri stimulohet duke u dhënë nxënësve detyra kërkimore në fazën përgatitore për përpunimin e tekstit. Duke e orientuar vëmendjen në qëllimet konkrete, në faktet qenësore të veprës letrare, në ngjarjet, motivet, situatat, personazhet, veprimet, porositë, figurat artistike, emocionet, përjetimet dhe mjetet gjuhësoro-stilistike me kërkesën që dukuritë e vërejtura të sqarohen nga aspekti përcaktues - do të përforcohet kujdesi i leximit dhe do të sigurohet aktiviteti maksimal mendor e përjetues i nxënësve.

Kualiteti i leximit në heshtje duhet të vijë në shprehje të plotë si në përgatitjen e përpunimit të veprës letrare, ashtu edhe gjatë leximit të lekturës dhe shfrytëzimit të librave dhe të literaturës profesionale.

Recitimi shprehës i teksteve dhe i fragmenteve të mësuara përmendsh në proze dhe në poezi është formë e rëndësishme e punës në zhvillimin e kulturës gjuhësore të nxënësve. Duhet të kihet parasysh se të folurit e bindshëm të tekstit në prozë është bazë e pikënisjes dhe kusht i domosdoshëm për recitimin e natyrshëm dhe shprehës të vargjeve. Suksesi në recitimin e vjershës do të jetë më i madh nëse evitohen theksimet e ritmit dhe të rimës për t'u krijuar përshtypja për rrëfimin e natyrshëm prozaik. Për këtë është e dëshirueshme që kohëpaskohe në të njëjtën orë në mënyrë alternative të ushtrohet dhe të krahasohet rrëfimi i tekstit në prozë dhe në poezi.

Përmendsh do të mësohen tekstet e shkurtëra të ndryshme në prozë (narracioni, përshkrimi, dialogu, monologu) vjershat lirike të llojeve të ndryshme dhe fragmentet nga këngët epike. Suksesi i rrëfimit shprehës dukshëm varet nga mënyra e mësimit dhe përvetësimit logjik të tekstit. Në qoftë se mësohet në mënyrë mekanike, sikurse ngjan shpeshherë, atëherë automatizimi i përvetësuar transferohet edhe në mënyrën e të rrëfyerit. Për këtë detyrë e veçantë e arsimtarit është që nxënësit t'i aftësojë për të fituar shprehi në mësimin e imagjinuar dhe interpretues të tekstit përmendsh. Gjatë ushtrimeve duhet të krijohen kushte që rrëfimi të rrjedhë "sy në sy", që folësi t'i vështrojë fytyrat e dëgjuesve dhe me publikun të vejë kontaktin emocional. Kujdes maksimal i kushtohet të gjitha vlerave dhe mundësive përmbajtësore të të folurit të gjuhës, veçanërisht qëndrimit të të folurit të natyrshëm, bartjes së sigurt të informatave dhe të rrëfimit sugjestiv.

^ Puna në tekst

Përpunimi i tekstit fillon pas leximit të suksesshëm interpretativ me zë dhe në heshtje. Vepra letrare artistike sipas nevojës lexohet edhe disa herë, derisa mos të krijohen përjetimet përkatëse dhe përshtypjet të cilat janë të domosdoshme për njohjen dhe studimin e mëtejshëm të tekstit. Format e ndryshme të leximit të orientuar dhe përsëritës të veprave në tërësi ose të fragmenteve të tyre, patjetër duhet të aplikohen në përpunimin e poezisë lirike dhe të prozës.

Gjatë përpunimit të teksteve në masë më të madhe do të aplikohet uniteti i metodave dhe i pikëpamjeve analitike dhe sintetike. Hollësitë e rëndësishme, figurat elementare; vendet ekspresive dhe veprimet stilistike-gjuhësore nuk do të vështrohen si vlera të veçuara, por do të vështrohen me kujdes si pjesë funksionale të disa tërësive dhe do të interpretohen në bashkëveprim të natyrsllëm me faktorët tjerë artistik. Vepra letrare analizohet si një organizëm i ndërlikuar dhe i papërsëritur në të cilën gjithçka është kushtëzuar me përvojën jetësore dhe të formësuara me fantazinë krijuese.

Natyra e artit letrar rrezistohet edhe me veprime teknike dhe shablonike, nuk e duron dogmën dhe kërkesat ekzakte, por edhe metodologjinë përshtatëse dhe krijuese. Arsimtari gjithnjë do ta ketë parasysh se nuk mund të ekzistojë ndonjë sistem univerzal dhe i mbyllur i analizës letrare, që do të vlente për çdo vepër. Pasi që vepra letrare është origjinale, e pavarur dhe krijim i papërsëritshëm, andaj edhe me rastin e përpunimit të çdo vepre parimet metodike gjithmonë sërish organizohen dhe adaptohen sipas natyrës së tekstit dhe veçantive të tij.

Vepra letrare dhe faktorët e saj vlerësues do të ndriçohen nga disa aspekte të cilat jepen si mundësi objektive. Për përpunimin e teksteve në shkollën fillore dhe për arritjen e qëllimeve përkatëse edukative, arsimore dhe funksionale posaçërishta janë të përshtatshme dhe produktive këto aspekte: aspekti sociologjik, psikologjik, vlerësues, impresional dhe gjuhësoro-stilistik, e në një masë të konsiderueshme edhe aspekti letrar-teorik dhe aspekti biografik. Aspektet e theksuara do t'u përshtaten moshës së nxënësve dhe do të paraqesin unitetin e metodologjisë shkencore-letrare dhe të parimeve mësimore. Me zgjedhjen funksionale dhe me bashkëveprimin e aspekteve gjithnjë do të sigurohet një hyrje e re operative dhe metodike e tekstit letrar.

Nxënësit duhet në mënyrë të zellshme dhe rregullisht të fitojnë shprehi që përshtypjet, qëndrimet dhe gjykimet e veta mbi veprën letrare t'i dëshmojnë më hollësisht me faktet nga vetë teksti dhe në këtë mënyrë të aftësohen për dëshminë e pavarur, veprimtarinë kërkimore dhe për marrjen e qëndrimeve kritike ndaj vlerësimeve dhe përfundimeve arbitrare.

Arsimtari do ta ketë parasysh se interpretimi i veprës letrare në shkollën fillore, sidomos në klasat ku nxënesit janë të moshës më të re në parim parateorik nuk janë të kushtëzuar me njohjen e terminologjisë profesionale. Mirëpo, kjo aspak nuk pengon se edhe biseda (e lirë mbi copën e leximit) me nxënësit e moshës më të re mund të krijohet dhe zhvillohet me intenzitet të plotë dhe kërshëri kërkimore. Është i vlefshëm projektimi i nxënësve me rastin e projektimit të ndonjë figure artistike dhe përjetimin intensiv të saj dhe konkretizimin në, imagjinatën e nxënësve se sa vetëm dituria se ajo figurë formalisht bjen në radhën e metaforës, personifikimit ose krahasimit. Për këtë arsye që nga klasa e parë nxënësit mësohen që lirisht t'i paraqesin përshtypjet e veta, ndjenjat, asociacionet dhe mendimet e shkaktuara me aplikimin figurativ të gjuhës poetike.

Në të gjitha klasat, e veçanërisht në klasat e ciklit të lartë, përpunimi i veprës letrare do të jetë përshkruar me zgjidhjen e çështjeve problemore të cilat janë theksuar në tekstin dhe përjetimin artistik. Në këtë mënyrë do të stimulohet kërshëria e nxënësve, aktiviteti i vetëdijshëm dhe veprimtaria kërkimore, në mënyrë të gjithanshme do të njihet vepra dhe do të jepen mundësitë për afirmimin e plotë të nxënësve në procesin e punës.

Shumë tekste, e sidomos fragmentet e veprave në metodën rnësimore kërkojnë lokalizimin e drejtë, të shpeshtë dhe shumëfishtë. Vendosja e tekstit në suaza kohore, hapësinore dhe shoqërore historike, dhënia e shënimeve të domosdoshme mbi shkrimtarin dhe krijimin e veprës, si dhe informatat mbi përmbajtjet e rëndësishme që i paraprijnë fragmentit - të gjitha këto janë kushte pa të cilat në një sërë rastesh teksti nuk mund të përjetohet intensivisht dhe të kuptohet si duhet. Për këtë arsye realiteti psikologjik dhe prototipi, nga të cilët rrjedh lënda tematike, motivet, personazhet dhe nxitjet e thella për krijim duhet të jepen në formë të përshtatshme dhe në atë masë që është e domosdoshme për përjetimin e plotë dhe për interpretimin e sigurtë të veprës.

Natyra e artit letrar, por edhe qëllimet dhe detyrat edukative dhe arsimore të mësimit të gjuhës amtare, kërkojnë që interpretimi shkollor i veprës letrare të jetë me përjetime, kreative dhe hulumtuese, të depërtohet në shtresat e thella të tekstit dhe të zbulohen përfundimet e fshehura të sugjestionit artistik, të hulumtohen hollësitë e kuptimit, parandjenjat dhe nuancat. Për këte arsye arsimtari do t'i shmanget analizave sipërfaqësore, të përgjithësuara dhe formaliste të cilat reduktohen vetëm në ritregimin e tekstit, në kërkimin e temës, të ideve, të veçorive kryesore të personazheve dhe të momenteve më të bukura. Lënda e formësuar konkrete tematike, pasuria e motiveve dhe lënda e llojllojshme gjithsesi janë më të rëndësishme nga temat e përgjithësuara, andaj këta faktorë të rëndësishëm do të jenë lëndë e posaçme e shqyrtimit. Ideja e përgjithësuar nëse nuk është e përvetësuar në mënyrë të përjetuar dhe nëse nuk është e arsyetuar me metoda konkrete nuk do të ketë rolin edukativ dhe arsimor. Për këtë arsye gjatë përpunimit të tekstit kujdes maksimal i kushtohet lëmit të etikës që më së shpeshti i japin numri më i madh i ideve primare dhe sekundare. Në esencën ideore të veprës dhe në porosinë e saj nxënësit më së miri do të udhëzohen duke vërejtur lidhjet shkak-pasojë, duke i arsyetuar qëllimet, synimet dhe veprimet e personazheve dhe duke motivuar aktivitetin e tyre të dëshirueshëm dhe sjelljet nga aspekti moral, shoqëror dhe psikologjik.

Arsimtari e di se ka mjaft vepra të vlefshme letrare, sidomod nga lëmi i letërsisë për fëmijë, porositë e të cilave nuk janë të orientuara drejtpërsëdrejti në drejtimin shoqëror dhe moral. Esenca ideore e veprave të këtilla manifestohet në zhvillimin e kërshërisë, të fantazisë dhe të spirituozitetit tek fëmijët, në nxitjen e gëzimit jetësor, edukimin e ndjeshmërisë dhe pasurimin e gëzimit jetësor, ndjeshmërisë gjuhësore dhe artistike. Ky është rol shumë delikat dhe i rëndësishëm shoqëror i artit letrar, andaj veprat të cilat japin mundësi të këtilla për përpunim duhet një numër të mjaftueshëm të përfshihen ne mësim.

Gjatë përpunimit të veprave epike kujdes i veçantë i kushtohet lëndës tematike dhe motiveve, formësimit artistik të tyre dhe renditjes në kuadër të syzheut. Ngjarjet, situatat, skenat, konfliktet, ndjenjat dhe veprimet e personazheve përcillen dhe interpretohen nga aspekti i jashtëm (epik) dhe nga aspekti i brendshëm (lirik). Personazhet letrare vështrohen në mënyrë të gjithanshme si bartës të veprimit nismëtor të aksioneve, pjesëmarrës dhe dëshmitar të ngjarjeve, por para së gjithash, si personazhe të konkretizuara artistike të cilët paraqiten në situata dhe rrethana të posaçme. Përpunimi i personazheve paraqet depërtimin më integral dhe më të thellë në esencën e veprave epike dhe dramatike, përfshin veçoritë fizike dhe shpirtërore të personazheve, dëshirat e tyre, ndjenjat, qëndrimet, pikëpamjet ndaj botës, veprimet, marrëdhëniet ndaj personave tjerë dhe vënien në dukje me ndihmën e fjalëve dhe veprave.

Që nga klasat më të ulëta nxënësit do të mësohen që njerëzit dhe dukuritë jetësore të mos i shikojnë në mënyrë tepër të thjeshtë, në projeksionin bardh e zi dhe në bazë të vetëm një veçorie dominuese. Vlen të zbulohen sa më tepër veçori të shfaqura të personazheve e të tregohet se edhe personazhet pozitive mund të kenë ndonjë veti negative, ndërsa personazhet negative ndonjë veti pozitive.

Gjatë përpunimit të teksteve deskriptive (përshkruese) kujdesin e nxënësve veçanërisht duhet orientuar në figurat artistike (elementare dhe të ndërlikuara) dhe marrëdhëniet e tyre në të vërejturit preciz si dhe prezenca e ndjeshmërisë joshëse në përshkrim, në disponimin e subjektit që realitetin e pranishëm e vështron, në formësimet gjuhësore dhe stilistike të lëndës së pasqyruar dhe funksionin e përshkrimit në tekstin e gjerë prozaik. Arsimtari do të përpiqet që në çdo klasë hollësisht t'i përpunojë disa përshkrime të suksesshme të personazheve, peizazheve dhe të enterierëve.

Në tekstin me dialog dhe në të folmen e drejtë paraqitet kushtëzimi i situatave të të folurit, zbulohen ndjenjat, dëshirat dhe qëllimet e personazheve, orientohet vëmendja në sjelljet e pjesëmarrësve në bisedë, në mënyrën e të folurit, kuptimin e fjalive, në përmbajtjet e shfaqura, në përputhjen dhe mospërputhjen ndërmjet fjalëve, mendimeve dhe veprave.

Gjatë përpunimit të vjershës lirike të bëhen përpjekje që ajo të përjetohet dhe të ndihet në tërësi dhe në veçanti. Interpretimi do të përfshijë disponimet e subjektit lirik, përshtypjet që i ka shkaktuar vjersha, pranishmërinë e ndjenjave përkatëse te lexuesi dhe poeti, të vërejturit dhe arsyeshmëria e sugjestionit artistik, figurat elementare, motivet poetike dhe mjetet gjuhësore-stilistike.

Me nocionet letrare nxënësit do të njihen gjatë përpunimit të teksteve përkatëse dhe me ndihmën e vështrimit të përvojës së mëparshme të leximit. Kështu për shembull, gjatë përpunimit të ndonjë vjershe patriotike e me një vështrim krahasimtar në dy - tri vjersha të lexuara më parë të të njëjtit lloj - të zhvillohet nocioni dhe të fitohen dituritë për poezinë patriotike. Njohja e metaforës do të jetë e përshtatshme atëherë kur nxënësit në veprimin e mëparshëm parateorik e zbulojnë shprehjen e një numri të konsiderueshëm të figurave metaforike, kur disa prej tyre i dinë përmendsh dhe i bartin si përjetime artistike. Me mjetet shprehëse gjuhësore-stilistike fillon aspekti i përjetimit; fillohet prej përshtypjeve të krijuara artistike dhe sugjestionit estetik, pastaj do të kërkohet kushtëzimi i tyre gjuhësor stilistik.

Nocionet funksionale nuk përpunohen veçmas, por gjatë mësimit theksohen kuptimet e tyre të aplikuara. Nxënësit do t'i përvetësojnë spontanisht në procesin e punës, në informatat vijuese në orët e mësimit, e paralelisht me prezencën e fjalëve dhe kuptimin e tyre të theksuar. Pasi që në shumicën e rasteve është fjala për nocionet abstrakte dhe tejet operative (raportet e relacionit, veçoritë dhe ndjenjat), kjo njohje me kohë do t'i kontribuojë pasurimit leksikor, komunikimit më të suksesshëm në mësim, nxitjes së operacioneve mendore dhe fitimit më të shpejtë të diturive. Për këtë arsye nocionet funksionale nuk duhet të kuptohen si disa kategori statike, psikologjike dhe etike të cilat kërkojnë përkufizim teorik dhe interpretim leksikografik. Është e nevojshme që vetëm të nxiten nxënësit që fjalët e theksuara (por edhe fjalët tjera të ngjashme me këto) t'i kuptojnë dhe t'i përvetësojnë si dhe t'i aplikojnë në situatat përkatëse. Nëse, për shembull, në kërkesën që të hetohen dhe të sqarohen rrethanat që ndikojnë në sjelljen e ndonjë personazhi, nxënësi thekson këto rrethana, atëherë kjo shenjë dhe (vërtetim) se këtë nocion dhe fjalën përkatëse e ka kuptuar në kuptimin e plotë. Kur me rastin e udhëzimit që të merret pikëpamja e personazhit letrar, nxënësit përvetësojnë perspektivën e ofruar, atëherë edhe nocioni i pikpamjes është përvetësuar ne mënyrë funksionale.

Në të shprehurit me goje dhe me shkrim kalimthi do të vërtetohet se a i kane kërkuar dhe a i përdorin nxënësit drejt fjalët: shkaku, kushti, situata, porosia, marrëdhënia etj. Gjatë përpunimit të veprave letrare si dhe në kuadër të ushtrimeve të të folurit dhe të shkruarit, do të bëhen përpjekje që nxënësit të zbulojnë sa më tepër veçoritë, ndjenjat dhe gjendjen shpirtërore të disa personazheve, me ç'rast këto f]alë shënohen dhe në këtë mënyrë spontanisht pasurohet fjalori me nocione funksionale.

Nocionet funksionale nuk duhet kushtëzuar në klasa të veçanta. Të gjithë nxënësit e një klase nuk do të mund t'i përvetësojnë të gjitha nocionet e theksuara me program për këtë klasë, por për këtë spontanisht do të përvetësojnë një numër të konsiderueshëm nocionesh që janë në programet e klasave më të larta.

Përvetësimi i nocioneve funksionale është një proces i pandërprerë gjatë edukimit dhe arsimimit, ndërsa realizohet dhe verifikohet gjatë realizimit të përmbajtjeve të të gjithë lëmenjve programor - tematik.

^ Lektura shtëpiake

Me futjen e lekturës shtëpiake në përmbajtjet e dletyrueshme programore për çdo klasë paralelisht dhe në mënyrë të barabartë me përmbajtjet e lëmenjve tjerë, theksohet kontributi i saj i plotë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të gluhës shqipe, përkatësisht më edukimin dhe arsimimin e nxënësve në shkollën fillore. Roli specifik i lekturës shtëpiake në shkollën fillore është ngjallja e interesimit të parë, spontan dhe emotiv të nxënësve për librin, andaj në zhvillimin e organizuar të këtij interesimi duhet krijuar edhe shprehinë për ta përdorur këtë.

Metodat dhe format e punës (si edhe në lekturën shkollore) u përshtaten moshës së nxënësve. Arsimtari nxënësit do t'i udhëzoje do  t'i nxisë për lexim duke u dhënë detyra të caktuara, por të ndryshme; që veprën ta lexojnë të gjithë në klasë, por lidhur me këtë nga aspektet e ndyshme të flasin ose të shkruajnë qoftë të gjithë nxënësit apo grupet dhe individët të cilët orientohen vetë për disa çështje ose marrin detyra speciale. Në këtë mënyrë ora e lekturës do t'u interesojë të gjithëve në klasë dhe do t'i aktivizojë të gjithë nxënësit. Në orën e lekturës mbi veprën letrare çdo nxënës duhet të flasë ose të lexojë punimin e vet sipas mundësive dhe aftësive të veta, e jo vetëm individët e zgjedhur. Gjatë vitit në orën e lekturës çdo nxënës duhet të tregojë se sa shoqërohet me librin dhe çka i ka sjellur ky shoqërim me librin, me çka e ka pasuruar dhe si e ka orientuar.

Duke pasur parasysh detyrat e këtilla të mësimit të lekturës, arsimtari së pari vetë duhet ta studijojë listën e veprave të lekturës, shtëplake për çdo klasë. Nga fundi i vitit shkollor vijues dhe në fillim të vitit të ardhshëm shkollor nxënësve do t'u paraqitet dhe ofrohet çdo libër, duke u dhënë për t'i zgjedhur temat e përcaktuara për të cilat do të përcaktohen në leximin e librit.

Radhën e leximit dhe të përpunimit të veprave të zgjedhura nga lektura arsimtari e cakton me kohë së bashku me nxënësit. Orët e përpunimit të lekturës, të përcaktuara me program së bashku me titujt e librave arsimtari i fut në planin e vet vjetor të punës. Kjo renditje gjatë vitit mund të ndryshohet, për të cilin ndryshim nxënësit duhet të njoftohen me kohë.

Edhe arsimtarëve edhe nxënësve u mundësohet zgjedhja e veprave të reja për lekturë edhe jashta listës së përcaktuar. Kjo mundësi e obligon arsimtarin që në mënyrë sistematike ta përcjellë krijimtarinë bashkëkohore letrare për të mundur ta zgjedhë dhe për t'i porositur nxënësit për librin e ri në momentin e duhur. Kjo mundësi e plotëson listën e dhënë të lekturës shtëpiake dhe e bënë më bashkëkohore.

3. GJUHA

^ Gramatika dhe drejtshkrimi

Kërkesa kryesore e programit është që gjuha të kuptohet dhe nxënësve t'u paraqitet si sistem. Nga kjo del kërkesa tjetër: asnjë dukuri nuk mund të merret e izoluar, jashtë kontekstit në të cilin realizohet funksioni i tij.

Zgjedhja e kontekstit është me rëndësi të dorës së parë. Është e domosdoshme që gjithomonë t'i kushtohet kujdes se teksti artistik është vetëm një formë e realizimit gjuhësor, se ekzistojnë një sërë formash tjera dhe se të gjitha këto patjetër duhet të përfshihen në mësim gjatë mësimit të gjuhës amtare.

Shfrytëzimi i shembujve nga gjuha e folur (situatat bisedore) e teksteve shkencore, shkencoro-popullarizuese dhe publicistike, si dhe dëshmitë ë punimeve me shkrim të nxënësve - do të ndikojnë në kuptimin e gjithanshëm të nocionit gjuhësor.

Fjalia, si njësi kryesore e të folurit, kërkon një trajtim të posaçëm në të gjitha klasat, sepse në të shikohen edhe të gjitha nocionet tjera për gjuhën, përkatësisht përmbajtjet e mësimit të gramatikës dhe të drejtshkrimit. Për këtë në klasën e I - duke u nisur gjithnjë nga vështrimi i organizuar, nga dëgjimi, biseda per tema të caktuara, e më vonë edhe nga leximi vlen të vërehen dhe të formulohen fjalitë për personazhet, objektet, ngjarjet dhe dukuritë nga jeta e përditshme dhe nga tekstet që dëgjohen ose lexohen, e në radhë të parë në bazë të pyetjeve të mësuesit, e më vonë edhe pa to. Njëkohësisht të vërehet se fjalia përbëhet nga fjalët, se fjalët kanë kuptim të caktuar dhe se shkruhen të ndara njëra prej tjetrës,dhe se fjalët përbëhen nga tingujt. Paralelisht me këto ushtrime të aftësohen nxënësit që ta kuptojnë përmbajtjen e fjalisë dhe të japin përgjigje të drejta (sakta) në pyetjet: kush-çka, çka bënë, çfarë- si, qysh- përse... Në këtë klasë gjatë te folurit dhe leximit duhet t'i kushtohet kujdes njohjes së funksionit të pikëpyetjes dhe pikëçuditjes në fjali, pa kërkesa që nxënësit t'i shfrytëzojnë në të shkruar.Të gjitha nocionet kryesore mbi gjuhën në klasën e I të përvetsohen me anë të ushtrimeve të përhershme sistematike, pa orë të posaçme të dedikuara për përpunimin e këtyre përmbajtjeve dhe kërkesave programore.

Puna në fjali në klasën e dytë-II përfundon duke i kuptuar fjalitë që për nga kuptimi janë të ndryshme (pa përkufizime) dhe duke ushtruar përdorimin e drejtë të shenjave përkatëse të pikësimit në fund të fjalisë (pika, pikëpyetja, pikëçuditja). Me rastin e dallimit të fjalisë për nga kuptimi duhet të vërehet se një fjali e njëjtë mund të ndryshojë kuptimin e vet varësisht nga intonacioni që ia jep folësi (Besniku erdhi. Besniku erdhi ? Besniku erdhi!). Të vërehen edhe nuancat e ndryshme në kuptimin e fjalisë - duke ua ndryshuar fjalëve pozitën në të, përkatësisht duke ia ndryshuar theksin e fjalisë (Babai i bleu nënës lulë për 8 mars. Babai nënës i bleu lule për 8 mars. Për 8 mars babai i bleu nënës lule).

Me rastin e përpunimit të fjalisë së thjeshtë në klasën e III së pari të fillohet nga fjalitë në të cilat kryefjala është kryerëse e veprimit, e pastaj të kalohet në fjalitë në të cilat kryefjala është bartëse e cilësisë, përkatësisht e gjendjes. Të shfrytëzohen edhe shembujt me foljen ndihmëse në kohën e kryer (prefekti). (Fshati ishte i shkretë), sepse nxënësit shpeshherë fjalitë e këtilla i konsiderojnë si fjali të zgjeruara.

Me rastin e përpunimit të fjalisë së thjeshtë dhe të vërejturit e fjalisë së përbërë në klasën e IV të theksohet se gjatësia e fjalisë (numri i fjalëve në të) pa kuptimin mbi përcaktimin e llojit të fjalive sipas përbërjes (Dhe atëherë, në një mëngjes të vjeshtës së hershme, gëzueshëm u zgjova nga çukërmimi i shumë këmbëve të fëmijëve çapkëna) - e thjeshtë: (Nguteshin që të lahen) - e përbërë.

Njohja e raportit të varur të fjalive në fjalinë e përbërë gjithsesi duhet të ndërlidhet me atë që kanë mësuar nxënësit për kuptimin e rregullave dhe të plotësimeve të foljes (Erdhi në kohën e caktuar - Erdhi në kohën që është caktuar), ndërsa me rastin e të vërejturit të kufirit të fjalive të thjeshta në fjalinë e përbërë të përcillet çdo kuptim deri te fundi i saj logjik, duke mos u mbështetur në presje (Ai pas asaj ngjarjeje, edhe pse ishte ende i ri, hyri në aradhë).

Përvetësimi i njohurive mbi llojet e fjalive të pavarura dhe të varura në fjalinë e përbërë (klasa VII) duhet të kontrollohet me përpilimin e llojeve të ndryshme të fjalisë, të vehen dy nocione në ndërlidhje të caktuar (Zilja - nxënësit: Bie zilja dhe nxënësit hyjnë në shkollë - e kundërt: Nxënësit hyjnë në shkollë sigurishy ka ra zilja - përfundimtare; Kur bie zilja nxënësit hyjnë ne shkollë - kohore).

Kuptimi dhe njohja e pjesëve të fjalisë fillon në klasën e II duke vërejtur kryerësin e veprimit (bartësin e gjendjes, veçorive), duke i kuptuar fjalët që nënkuptojnë emrat e frymorëve dhe të sendeve si dhe të atyre që tregojnë veprimin (pa emërtim). Të vërehen fjalitë të cilat tregojnë se si është diçka në fjali (i bukur, i shëmtuar, më mirë), i, e kujt është diçka (i imi, i yti, i yni), sa është (i madh, i vogë) vendi i kryerjes së veprimit (ku), drejtimi i lëvizjes (kah prej ku), mjeti (shkruan me laps), shoqëria (luan me shokun) dhe koha e kryerjes se veprimit (kur) dhe të gjitha këto pa i emëruar.

Shërbimin e disa llojeve të fjalëve në fjali, posaçërisht si kryefjalë dhe kallëzues, duhet vërejtur në radhë të parë në situata të të folurit, e pastaj në tekst, në detyrat e nxënësve etj. Ushtrimet e përforcimit të njohurive për kallëzuesin duhet te bëhen qysh në klasët më të ulta në shembuj në të cilët kryefjala nuk është gjithmonë fjalë e parë në fjali. Duhet të formohen fjalitë nga fjalët e dhëna nga të cilat njëra fjalë e dhënë duhet të kryej punën e kryefjalës, për veprimet e dhëna duhet të gjendet kryerësi - kryefjala dhe analizohen fjalitë në të cilat e njëjta fjalë paraqitet në veprime dhe pozita të ndryshme (Era fëshfërinë gjithkund. Gjethet i ka këputur era. Era i urren edhe pyjet e arta). Në klasët më të larta të vërehet sintagma kryefjalore (Njeriu i sëmurë s'mund të punojë).

Me rastin e përpunimit të kallëzuesit kujdes-të veçantë i kushtohet foljeve ndihmëse dhe foljeve të parregullta në përbërje të kallëzuesit, si dhe kallëzuesit emëror (në klasët e ulta - pa përkufizime).

Kategoritë e veçanta të fjalëve të përpunohen gjithnjë në fjalitë ku ato kanë kuptimin e vet të drejtë, e të mos shqyrtohen të veçuara nga konteksti.

Ushtrimet në shqiptimin e drejtë të të gjithë tingujve, e veçanërisht (q - ç; gj - xh; r - rr; i - y; e - ë) të aplikohen në të gjitha klasat, e sidomos në klasën e parë. Për këtë arsye duhet të organizohen ushtrime në grupe dhe ushtrime individuale në klasën fillestare.

Transformimet tingëllore nuk duhet të përpunohen si njësi të pavarura mësimore, por të vërehen dhe sqarohen trajtat emërore, mbiemërore dhe foljore edhe atë gjithnjë kur këtë e kërkon situata konkrete, ndërsa në klasën përfundimtare këto njohuri të persëriten, të përforcohen dhe të sistematizohen.

Njohja graduale e nxënësve në mësim për theksin fillon në klasët e ulta, duke u nisur nga përcaktimi i vendit të theksit në fjali dhe në fjalën e theksuar. Përmbajtjet e caktuara programore (sipas klasave) nuk duhet të përpunohen si të izoluara dhe si njësi përfundimtare mësimore, por nxënësit gradualisht dhe gjithnjë të njihen me normat standarde të theksit. Në viset ku ka çrregullime të theksit të drejtë për hir të evitimit të gabimeve - të shfrytëzohen - mjetet përkatëse mësimore (pllakat, inçizimet magnetofonike, emisionet RTV etj.).

Gjatë përpunimit të dialekteve dhe të të folurit e gjuhës shqipe të theksohen vetëm vetitë kryesore dhe shtrirja e tyre, duke insistuar në përdorimin e gjuhës letrare.

Kërkesat programore nga lëmi i drejtshkrimit të përvetësohen me anë të ushtrimeve sistematike, duke filluar nga dhënia e udhëzimeve të gatshme dhe e materialit, nëpërmjet dhënies së materialeve për njohjen e rregullave të përcaktuara dhe aplikimin e tyre në situatat e reja (prej automatizimit fillestar deri te automatizimi i plotë). Përvetësimi i drejtshkrimit dhe i shenjave të pikësimit duhet të kuptohet si detyrë e përditshme. Kujdes i posaçëm t'i kushtohet shënimit të rregullt të të folurit të drejtë, përdorimit të shkronjës së madhe dhe shkrimit të fjalëzës jo, a.

Përmbajtja e ushtrimeve për përforcimin e të gjitha njohurive nga gramatika, drejtshkrimi dhe shenjat e pikësimit duhet të përcaktohen në bazë të të dhënave të përpunuara sistematike në çrregullimet e të folurit të gjuhës letrare, dilemat dhe gabimet të cilat paraqiten në të shprehurit me gojë dhe me shkrim të nxënësve. Vetëm në këtë mënyrë mësimi i gjuhës do të vehet në shërbim të aftësimit të nxënësve për të shprehurit dhe të drejtë me gojë dhe me shkrim në gjuhën bashkëkohore letrare.

^ 4. KULТURA E TË SHPREHURIT

Zhvillimi i kulturës së të shprehurit me gojë dhe me shkrim është një nga detyrat më të rëndësishme të mësimit të gjuhës amtare. Ky proces mësimor është konstituuar në aspektin programor si lëmë i posaçëm me përmbajtje dhe forma të veçanta të punës e që patjetër duhet të kalohet si në përpunimin e tekstit letrar, që është shembull më i mirë i të shprehurit si në gramatikë ashtu edhe në drejtshkrim, që i normon rregullat dhe i përkufizon ligjet gjuhësore. Gjithashtu, edhe në drejtimin kthyes, përpunimi i tekstit letrar dhe puna në gramatikë e në drejtshkrimin e gjuhës letrare duhet t'i përfshijë edhe përmbajtjet për kultivimin e kulturës së të shprehurit me shkrim dhe me gojë, sepse në pjesën e vetë më të madhe për këtë qëllim edhe janë përpunuar. Nga kjo rrjedh se numri i madh i orëve të paraqitura në programin e të shprehurit me gojë dhe me shkrim nuk duhet kuptuar tekstualisht. Puna në pasurimin e kulturës së të shprehurit duhet të integrohet në të gjitha dukuritë e formave të të shprehurit me gojë dhe me shkrim.

Në mësimin e gjuhës dhe të kulturës së të shprehurit duhet që vazhdimisht të kihet parasysh qëllimi kryesor i përbashkët: zhvillimi i mendimit dhe i vetëdijes gjuhësore duke i vërejtur ligjshmëritë gjuhësore, e vetëm në bazë të vetëdijes së këtillë të kalohet në normim dhe përkufizim. Së këndejmi gjuha si mjet i të shprehurit duhet të jetë lëndë e kujdesit mësimor në të gjitha strukturat e saj.

Ushtrimet leksikore dhe morfologjike duhet t'i pasurojnë njohuritë e nxënësve për fjalën si formë, gjë që i shërben jo vetëm zgjedhimi dhe lakimi por edhe sistemi i formimit të fjalëve (të thjeshta, të prejardhura dhe të përbëra). Ushtrimet në formimin e fjalëve të prejardhura dhe të periudhave, sipas pamjes në fjalët e ngjashme në tekstin e përpunuar duhet të ndikojnë në pasurimin e fjalorit të nxënësit.

Ushtrimet semantike bashkohen me ushtrimet morfologjike dhe sintaksore dhe këto duhet ta zhvillojnë vetëdijen e nxënësit mbi fuqinë e përcaktuar të kuptimit të fjalës, në bazë të së cilës vetëm mund të zhvillohet aftësia dhe shkathtësia e të shprehurit. Në klasët e ulëta këto ushtrime përfshijnë zbulimin e vlerës semantike të tekstit, edhe atë kryesisht në shembujt e ilustruar.

Ushtrimet sintaksore janë si ato morfologjike dhe semantike, janë me përmbajtje më të rëndësishme të mësimit të te shprehurit në të gjitha klasat. Rëndësia e kërkesave përcaktohet sipas moshës së nxënësve. Këto ushtrime mund të bëhen edhe para se të fillojnë nxënësit t'i mësojnë nocionet sintaksore, me kusht që në këtë nivel në bisedat mësimore të mos përdoren emërtimet profesionale. Deri te njohja e nocioneve të para sintaksore, ushtrimet në formimin e fjalive duhet të formojnë vetëdijen e nxënësit për vendin dhe pozitën e pjesëve të veçanta të fjalisë në kuadër të fjalisë së thjeshtë.

Kur të mësohen nocionet e para për fjalinë e thjeshtë atëherë edhe ushtrimet do të jenë më konkrete dhe më të pasura. Puna në stilistikën e fjalisë në mënyrë të kontinuuar vazhdohet deri në fund të shkollimit fillor. Ajo përbëhet sikur në analizen dhe vlerësimin e fjalive të nxënësve nga të shprehurit me gojë e poashtu si në analizën dhe vlerësimin e fjalisë në përmbajtjet e tyre të shkruara, e sidomos në analizën e fjalisë nga veprat e të dy lekturave dhe gjuha e folur.

Të gjitha llojet e këtyre ushtrimeve, qëllimi i të cilave është zhvillimi i mendimit gjuhësor bëhen në tekst ose gjatë bisedave.

Një pjesë e mirë e ushtrimeve gojore ka për qëllim formimin e kulturës së të shprehurit me gojë. Në një varg të detyrave të veta (rregullësia, lehtësia, qartësia, thjeshtësia, natyrësia, preciziteti, diksioni) pra këto ushtrime në një masë më të madhe duhet ta ofrojnë te folmen e nxënësit me shqiptimin letrar. Duke pasur parasysh laramaninë e madhe dhe llojllojshmërinë e të folurit të vërejtur dialektor të nxënësve e shpeshherë edhe të arsimtarëve, recitimi përmendsh i fragmenteve të mësuara në poezi dhe në prozë (me ndihmën e mjeteve auditive mësimore) duhet që nxënësit t'ia mundësojë jo vetëm kultivimin e diksionit të drejtë por edhe ta shpejtojë procesin e mësimit të shqiptimit letrar.

Në të gjitha format e kultivimit të kulturës së të shprehurit me gojë dhe me shkrim shembulli apo modeli duhet të ketë vend përkatës, e rëndësinë e tij nuk guxon askush ta nënçmojë. Zgjedhja e paramenduar e shembujve të përshtatshëm për moshën e nxenësve, si dhe llojin e tyre, duhet të jetë qëllimi kryesor i cili mund të arrihet me përpjekje përkatëse. Për format e të shprehurit me gojë dhe me shkrim, me të gjitha llojet dhe tipet duhet të njihen nxënësit dhe të udhezohen në zgjedhjen e shembujve me kujdes. Nëse ndonjë lloji të shprehurit me gojë dhe me shkrim përsëritet në mënyrë të kontinuuar prej klasës në klasë, atëherë në çdo rast të përsëritur duhet që në të njëjtën apo në klasën tjetër duke i analizuar shembujt, konkretisht të tregohet edhe vëllimi i kërkesave të shtuara (në aspektin e përmbajtjes, në aspektin formal e kompozicional dhe gjuhësorostilistik).

Për t'u mos shndërruar shembujt (modelet) në klisheje të cilat ngatërrojnë nxënësin në mes të paraqitjes së modelit dhe të punimit të detyrës përkatëse me shkrim duhet të plotësohen me punën e tyre në analizën e detyrave të njëjta. Këto hartime mund të jenë në formë të teksteve të zgjedhura të cilat nxënësit vetö i gjejnë ne librat e veta të leximit ose të lekturës, e në mënyrë të obligueshme në fоrmë të detyrave të pavarura shtëpiake me gojë dhe me shkrim - hartimet me të cilat realizohet procesi i përvetesimit të përcaktuar me formën e të shprehurit me gojë dhe me shkrim. Në analizën e shembujve duhet kushtuar kujdes të gjitha eiementeve të strukturës konkrete gjuhësore: përmbajtja dhe kompozicioni i hartimit, radhitja e detajeve dhe përdorimi i shprehjes leksikore dhe i veprimeve stilistike.

Asnjë hartim shkollor me shkrim nuk duhet të hartohet nëse më parë në orët e programuara të paramenduara nuk bisedohet mbi lëndën se si do të jetë tema e hartimit me shkrim dhe për formën me të cilën do të shtjellohet.

Pasurimit të kulturës së të shprehurit me shkrim dhe me gojë veçanërisht do t'i kontribuojë puna e pavarur e nxënësve në mbledhjen e shembujve të zgjedhur të gjuhës dhe të stilit. Për këtë arsye nxënësit duhet të shënojnë shembuj me vlerë, siç janë: përshkrimet e suksesshme, portretet e relievit, fjalitë e rregullta si nga aspekti i strukturës formale (radhitja e pjesëve të tyre) ashtu edhe nga aspekti leksikor dhe semantik. Kjo punë duhet t'i realizojë dy detyra të lidhura drejtpërsëdrejti me kulturën e të shprehurit. Së pari, nxënësi në mënyrë të organizuar punon individualisht në zhvillimin e kulturës së vetë të të shprehurit me gojë dhe me shkrim, së dyti, në vëllimin e vet të kujdesit të leximit e zhvillon kualitetin e vetë të rëndësishëm që i mundëson shqyrtimin e pandërprerë të gjuhës dhe të stilit në copën e leximit të cilën e lexon. Orët e kohëpaskohshme ose pjesët e orës të cilat i kushtohen leximit nga shembujt e zgjedhur përpos tjerash, duhet ta bëjnë nxitjen për punë në vetarsimimin e këtij lloji.

Nxitjen e nxënësve në krijimin letrar, gjithsesi të kuptuar nga aspekti i ngushtë dhe kryesisht ne aspektin edukativo-arsimor duhet aplikuar si punë frontale me të gjithë nxënësit e paraleles, e kurrsesi si obligim i seksionit letrar. Puna në seksionin letrar është orientim i lirë. Nxënësi i shkollës fillore sidomos në klasat e ulëta, sipas natyrës së vet gjithnjë është i gatshëm për kreativitet, për këtë duhet edhe të nxitet. Në ushtrimet me gojë dhe me shkrim kur kërkon nevoja,arsimtari nxënesve do t'u tregojë se si fillon vargu, si zgjedhen fjalët dhe si radhiten që të veprojnë në mënyre ritmike, si bëhet konstituimi i strofës, si ndërtohet portreti, si përshkruhet peizazhi ose skena. Ne të vërtetë programi i mësimit të të shprehurit me gojë dhe me shkrim është përpiluar në atë mënyrë sa që në vete përmban gati edhe të gjitha elementet e të shprehurit artistik gjuhësor, për këtë duhet që këto elemente kohëpaskohe vetëm t'i bashkojë dhe t'i imagjinojë. Nxitja e nxënësve në krijimtarinë letrare në punën shtuese dhe në seksionin letrar ka përmbajtje dhe forma më të pasura dhe qëllime të veçanta e me vëllimore. Këtë punë nuk duhet identifikuar me nxitjen në krijimtarinë letrare në kuadër të të gjithë nxënësve të klasës.

Një nga format e punës në zhvillimin dhe kultivimin e pastërtisë gjuhësore është edhe zhvillimi i vetëdijes mbi përhapjen e huazimeve në gjuhën tonë. Arsimtari, natyrisht duhet të gjejë mënyrën që të shpjegojë se çdo gjuhë duhet t'i pranojë edhe fjalët e popujve tjerë në terminologjinë profesionale. Ai duhet t'u ndihmojë nxënësve në dallimin e huazimeve të cilat kanë marrë të drejtën e qytetarisë në gjuhën tonë dhe nga ato fjalë të cilat duhet energjikisht të evitohen nga e folmja. Bisedat lidhur me këtë duhet të zhvillohen në çdo rast konkret, kur vërehen huazimet në tekst ose kur dëgjohen në të folmen e nxënësve; gjithashtu me nxënësit duhet që në menyrë të imagjinuar të gjurmohen huazimet në të folmen e përditshme dhe në mediuim (në shtyp, në radio, në televizion etj.). Shënimi i fjalëve të vendit gjithashtu mund të jetë formë e përshtatshme e kultivimit të pastërtisë gjuhësore.


literatura-patologiya-rechi-red-s-s-lyapidevskij-m1971.html
literatura-perevod-s-anglijskogo-k-semenov-posvyashaetsya-nensi-penn-monro-moej-zhene-chya-neustannaya-i-neugasimaya.html
literatura-periodizaciya.html
literatura-pervoistochniki-i-kommentarii-v-i-gidirinskij-vvedenie-v-russkuyu-filosofiyu.html
literatura-plan-vvedenie-klassifikaciya-operacij-kommercheskogo-banka-i-ih-otrazhenie-v-balanse-banka-upravlenie.html
literatura-planirovanie-uchebnogo-materiala-zhivotnie-8-klass.html
  • lecture.bystrickaya.ru/5-v-uchebnij-process-vvedeni-novie-i-modernizirovannie-disciplini-itogovij-otchet-moskovskij-gosudarstvennij-tehnicheskij.html
  • literatura.bystrickaya.ru/ris9-palitra-cvetov-1-rasshirennaya-palitra-ottenkov-cveta-2-i-doker-cvet-3-rezhim-cvetovih-shkal-4-rezhim-cvetovogo-prostranstva.html
  • desk.bystrickaya.ru/plani-zanyatij-po-razvitiyu-s-umstvennih-sposobnostej-detej-sredstvami-zanimatelnoj-matematiki-podgotovitelnaya-gruppa-vospitatel-kalinchuk-l-g.html
  • knowledge.bystrickaya.ru/na-osnove-analiza-mirovoj-situacii-i-proishodyashih-geopoliticheskih-processov-avtor-rassmatrivaet-puti-ukrepleniya-rossijskogo-gosudarstva-i-predlagaet-napravlen-stranica-7.html
  • studies.bystrickaya.ru/izuchenie-metodov-ocenki-kachestva-masla-vologodskogo-chast-6.html
  • university.bystrickaya.ru/from-dr-fiona-rassell-russellfionahotmailcom-to-gustop-zemerozh-raspechatat-dlya-professora-forzha.html
  • obrazovanie.bystrickaya.ru/problema-razvitiya-hozyajstva-i-materialnoj-kulturi-v-trudah-rossijskih-uchyonih-xx-veka.html
  • znaniya.bystrickaya.ru/realizaciya-celevoj-programmi-razvitie-vospitaniya-v-sisteme-obrazovaniya-na-2008-2010-godi.html
  • lesson.bystrickaya.ru/tema-goda-otkritie-mira-vkrugu-vernih-druzej-rabochaya-programma-uchitelya-nachalnih-klassov-1-klass.html
  • lecture.bystrickaya.ru/65-let-pobedi-v-velikoj-otechestvennoj-vojne-1941-1945-gg-literatura-iz-fonda-ntb.html
  • diploma.bystrickaya.ru/viplati-grazhdanam-v-naturalnoj-forme.html
  • otsenki.bystrickaya.ru/skazoterapiya-neotemlemaya-storona-v-formirovanii-lichnosti-rebenka.html
  • shpargalka.bystrickaya.ru/usloviya-i-predeli-primeneniya-ognestrelnogo-oruzhiya-sotrudnikami-ovd.html
  • obrazovanie.bystrickaya.ru/pravila-priema-grazhdan-v-gosudarstvennoe-obrazovatelnoe-uchrezhdenie.html
  • abstract.bystrickaya.ru/136-razvitie-fizicheskoj-kulturi-i-sporta-programma-kompleksnogo-socialno-ekonomicheskogo-razvitiya-krasnokamskogo.html
  • literatura.bystrickaya.ru/socialnaya-cennost-gosudarstva-i-prava.html
  • ucheba.bystrickaya.ru/programma-chetvertogo-sistemnogo-seminara-konferencii-dlya-specialistov-gosudarstvennogo-sektora-kommunikacionnie-tehnologii-v-usloviyah-novih-informacionnih-i-socialno-ekonomicheskih-realij.html
  • predmet.bystrickaya.ru/reklamnoe-pozicionirovanie-tovara-osnovnie-marketingovie-celi-brendinga-sozdanie-brenda-usilenie-brenda-pozicionirovanie.html
  • obrazovanie.bystrickaya.ru/poyasnitelnaya-zapiska-prikaz-minobrnauki-rossii-ot-19-12-2012-1067-ob-utverzhdenii-perechnej-uchebnikov-rekomendovannih-k-ispolzovaniyu-v-2013-2014-uchebnom-godu.html
  • knigi.bystrickaya.ru/sluzhenie-bez-koristi-vsego-vazhnej-s-dobroj-volej-vo-mnogih-stranah-mira-nachinaetsya-planirovanie-i-podgotovka.html
  • writing.bystrickaya.ru/lavinnie-katastrofi-v-evrope-zimoj-1998-99-gg.html
  • college.bystrickaya.ru/2-e-izdanie-pererabotannoe.html
  • report.bystrickaya.ru/kniga-podarok-dostojnij-korolevi-krasoti.html
  • learn.bystrickaya.ru/gorod-rostov-na-donu-20072010-pensionnie-sredstva-peredayutsya-v-npf-bez-vedoma-grazhdan.html
  • institut.bystrickaya.ru/teoriya-i-metodologiya-formirovaniya-uchetno-analiticheskogo-obespecheniya-upravleniya-sobstvennim-kapitalom-kommercheskih-organizacij-08-00-12-buhgalterskij-uchet-statistika.html
  • portfolio.bystrickaya.ru/otchet-po-nir-stranica-7.html
  • znaniya.bystrickaya.ru/razdel-4ne-ispravnosti-raspredelitelnogo-shita-rekomendacii-lokomotivnoj-brigade-elektrovoz-a-pri-neobhodimosti.html
  • abstract.bystrickaya.ru/3-metodi-polucheniya-organicheskih-sulfokislot-i-sulfohloridov-v-himicheskoj-tehnologii-bav.html
  • otsenki.bystrickaya.ru/silovie-uzli-i-ustrojstva-stanochnih-prisposoblenij-pnevmaticheskie-silovie-uzli-vidi-pnevmodvigatelej-vstroennie-prikreplyaemie-pristavnie-vidi-prisposoblen.html
  • write.bystrickaya.ru/glava-1-obshie-podhodi-k-probleme-specifiki-upravleniya-socialnoj-rabotoj-v-usloviyah-malogo-goroda.html
  • bukva.bystrickaya.ru/russkaya-duhovnaya-muzika-i-eyo-znachenie-v-formirovanii-muzikalnoj-kulturi-studentov-srednih-muzi.html
  • prepodavatel.bystrickaya.ru/tema-5-strategicheskie-alternativi-kratkij-kurs-lekcij-po-predmetu-strategicheskij-menedzhment-dlya-studentov.html
  • portfolio.bystrickaya.ru/opisanie-elektronnih-obrazovatelnih-resursov-umk-stroenie-cvetkovogo-rasteniya.html
  • bukva.bystrickaya.ru/organizaciya-vzaimodejstviya-kommercheskoj-firmi-s-obshestvennostyu-na-primere-krasnoyarskogo-energosbita.html
  • education.bystrickaya.ru/12--sila-tochnosti-l-m-shukin-po-izdaniyu-unlimited-power-by-anthony-robbins-n-y-fawcett-colombine.html
  • © bystrickaya.ru
    Мобильный рефератник - для мобильных людей.